×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos ma prek Hasan Prishtinën”, studentët me peticion kundër ndërrimit të emrit të Universitetit të Prishtinës

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Studentët e UP-së në disa fakultete kanë filluar ta nënshkruajnë një peticion kundër ndërrimit të emrit ‘’Hasan Prishtina’’ nga Universiteti.

    Kryetari i Fakultetit të Filologjisë, Bleon Arifi ka bërë të ditur për Insajderin se peticioni është duke u mbajtur edhe në pesë fakultete tjera të UP-së. Në Fakultetin e Teknikës, të Ekonomisë, të Bujqësisë dhe të Mjeksisë.

    Studentët kanë reaguar në forma të ndryshme kundër largimit të emrit “Hasan Prishtina” siç janë shkresat, aksionet simbolike para rektoratit dhe tash së fundi kanë bërë një peticion.

    Sipas Arifit deri më tani në Fakultetin e Filologjisë janë nënshkruar 200 peticione.

    ‘’Ne si studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kemi marrë si shqetësim lajmin për ndryshimin apo largimin e emrit të „Hasan Prishtinës’’, nga universiteti. Ne fillimisht kemi reaguar në forma të ndryshme si shkresa e aksione simbolike para rektoratit e tashmë kemi filluar një peticion. Peticioni ka filluar dje dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë javës. Në Fakultetin Filologjilk deri tani afër 200 studentë kanë nënshkruar kundër ndërrimit të emrit. Ne presim që kjo iniciativ të mos vazhdojë dhe të marr fund, sepse është njollosje për emrin e heroit Hasan Prishtina’’, ka thënë Arifi për Insajderin.

    Tutje Arifi tha se interesimi i studentëve por edhe disa profesorëve është jashtëzakonisht i madh për ta nënshkruar këtë peticion.

    Kujtojmë se propozimi për largimin e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës është bërë përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim.

    Diçka e tillë ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vite pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallë herë është ngatërruar si institucion i ri.

    Poashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një Universitet në Mitrovicë që është në gjuhen serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe ndër tjera edhe në listimin e punimeve.

    Para disa ditësh edhe Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë zhvilluar një aksion para Rektoratit të UP-së, në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të “Hasan Prishtina” nga UP.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark