Insajderi
LifeStyle

Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë

Insajderi
07 July 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mos mbani kurrë një shishe uji në makinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ju që lëvizni gjithë kohës me makinë, keni dhe më shumë mundësi që të mbani gjithmonë një shishe uji.

Gjëja e parë që bëni sidomos në ditët e nxehta është të merrni shishen e ujit, sepse jeni të etur.

Sigurisht, një shishe uji që ka ndejtur në diell gjatë gjithë ditës nuk është prefekte për të shuar etjen, pasi ai ujë duke ndejtur në nxehtësinë e makinës behët e ndënjur, transmeton living.al.

Por ka një arsye më të rrezikshme që të mos të lini më një shishe plastike në makinë. Mundet që ajo të marrë flakë. Ashtu si një xham zmadhues, uji brenda përqendron dritën dhe nxehtësinë e tij në një vend. Pika në vendin ku rrezet janë të përqendruara mund të nxehet mjaftueshëm për të krijuar flakë.

Për të shmangur rrezikun e frikshëm të zjarrit, mbani shishen tuaj me ju në vend jashtë makinës. Nëse absolutisht duhet ta mbani atë brenda, fshiheni nën një vend që nuk e kap dielli.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark