Insajderi
Show

“Mos më komento”, “Fore të babadimrit”, përplasje në mes të Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit

Insajderi
12 July 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mos më komento”, “Fore të babadimrit”, përplasje në mes të Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aksioni i Kushtrim Kelanit me punëtorët e “KRM Pastrimi” në Prishtinë nuk kaloi pa reagime.

Pasi publikoi fotografi dhe tregoi se kishte kaluar një ditë duke punuar krah për krah me ekipin e pastrimit për të përcjellë një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e mbajtjes së qytetit të pastër, ai u përball me kritika nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha.

Rexha, me të cilin Kelani kishte pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, komentoi në postimin e tij duke e cilësuar nismën si një veprim për vëmendje.

Instagram
Instagram post shared by @kushtrimkelani
kushtrimkelani

Sot pata nderin të jem krah për krah me punëtorët e ‘KRM Pastrimi’, duke sfiduar veten të jem pjesë e ekipës për pastrimin e kryeqytetit. Përkundër vështirësive të përditshme që ata hasin, prapë me shumë vullnet e kënaqësi kaluam ditën duke dërguar mesazh vetëdijsues tek qytetarët se kujdesi e pastërtia e qytetin nuk janë vetëm obligim i institutcioneve dhe punëtorve të kësaj kompanie por e gjithë qytetarëve.
Falënderim i veçantë për kryeshefin e kësaj kompanie Petrit Reçica i cili ka përmirësuar dukshëm gjendjen dhe kushtet e kompanisë, e që poashtu e gjetëm bashkepunues edhe sot.

“Oh zh zot po ky pjatën e vet dhe shtratin e vet për 80 dit nuk e ka heq te Big Brother VIP Kosova. Këto janë fore të populizmit, për audiencë. Fore të babadimrit”, shkroi ai.

Komenti mori menjëherë përgjigje nga Kelani, i cili zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me humor.

“Mos m’komento se po m’vjen borllogu shtrejtë”, iu përgjigj ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark