Insajderi
Show

“Mos përmend gruan time”, eskalon situata mes Labit dhe Labinotit

Insajderi
23 January 2026 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mos përmend gruan time”, eskalon situata mes Labit dhe Labinotit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një debat i fortë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e BBVK, ku protagonistët Labi dhe Labinoti kanë degraduar në përmendjen e emrave të familjarëve dhe personave nga jeta private, duke e çuar tensionin në kulm.

Labi u shpreh se nëse do të ishte i lirë, do të kishte pasur qindra femra, por theksoi se është shumë i kënaqur me gruan e tij: “Mu me më m’lirua gruaja, 700 femra i kisha bërë, por jam i kënaqur me gruan time”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili i kujtoi se këto fjalë po dëgjohen nga familja jashtë, duke i përmendur emrin e bashkëshortes, Lauretës, dhe fëmijët. Ky koment e ka revoltuar Labin në pikën më të lartë: “Ku ke të drejtë ti me përmend emrin e gruas sime? S’ke të drejtë!”, iu drejtua ai Labinotit me tone shumë të ashpra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark