×
  • Showbiz
  • Show

    “Mos u afro se të vjen erë goja”, Debati Egla-Erjola kalonin limitet

    Insajderi
    07 May 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesi i sotëm në “Big Brother Vip” ka nisur me debate të forta mes Eglës dhe Erjolës. Teksa ndodheshin në oborr me banorët e tjerë, vajzat i janë drejtuar njëri-tjetrës me një fjalor aspak etik, teksa të gjithë i shihnin. E gjitha nisi teksa Erjola po kërcente dhe i ka kërkuar Eglës të mos i prishë ditën. Vajzat kanë vijuar me ofendime të njëpasnjëshme drejt njëra-tjetrës.

    Pjesë nga debati:

    Erjola: A ka mundësi mos të ma shëmtosh ditën dhe të mos ma imitosh zërin.

    Egla: Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës

    Erjola: Të më vish anash

    Egla: Do të dalin hemorroidet

    Erjola: Ti ke lajthitur, të bën shumë keq izolimi

    Erjola: Femër e denigruar

    Egla: Nuk të degjeneroj Erjola

    Erjola: Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd

    Egla: Mos u sforco

    Erjola: S’pimë dot një kafe moj femër bullizuese e pështirë

    Egla: Kujdes hemorroidet shpirti

    Erjola: O bullizuese e pështirë

    Egla: Po të dalin hemorroidet, mos u sforco

    Romeo: Qetësohu ti moj

    Erjola: Çfarë të qetësohem? 100 herë duke na injoruar. Na lodhin more Romeo, nuk pimë dot një kafe rahat. Nuk dal nga vetja Egla Ceno këtu më ke, ha bananen dhe mbyll gojën. Merri valixhet dhe ik që këtu, si grua ke rënë shumë poshtë në këtë shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark