Shumë nëna ankohen që fëmijët nuk flenë derisa ato nuk shtrihen pranë tyre dhe thonë që është “koha e fundit të mësojnë të flenë vetë”
Mirëpo, në të vërtetë është më mirë të shtriheni dhe t’i vini në gjumë, transmeton Telegrafi.
Stili “besnik” i prindërimit lidhet me mënyrën e këtillë e të vënit në gjumë, ndërkaq nënkupton që prindërit u përgjigjen nevojave të fëmijëve dhe realizojnë kontakt të afërt fizik me ta.
Të themi që fëmija një kohë bën të flejë me prindërit, që ta ushqejnë, që prindërit shpesh ta marrin në prehër…
Disa besojnë që ky stil i prindërimit është mënyra më e mirë që fëmijët të bëhen njerëz të pavarur, ndërkaq psikologia Susan Krauss Whitbourne thekson që ka edhe dëshmi të cilat tregojnë që stili “besnik” i prindërimit ndihmon që fëmijët të rriten dhe të bëhen njerëz të rinj të suksesshëm”.
Nga hulumtimi dimë që fëmijët e rritur bashkë me prindërit e këtillë rriten më të lumtur dhe kanë më pak konflikte.
Ekzistojnë edhe disa dëshmi madje edhe që ata më vonë do të jenë prindër më të mirë të fëmijëve të tyre”, shkruan psikologia për Psychology Today.
Stili “besnik” i prindërimit ul stresin te fëmijët, gjë që ndikon në zhvillimin e trurit dhe reagime më vonë ndaj stresit. Të gjitha këto bashkë ulin edhe rrezikun nga problemet mendore më vonë në jetë.
Megjithatë, ajo që i përshtatet një fëmije ndoshta nuk i pëlqen tjetrit, kështu që megjithatë më mirë është që stilin e vet të prindërimit t’ia përshtatin karakterit dhe nevojave të fëmijës…