“Mos u mërzisni, vitin tjetër…”- Çfarë u tha Luizi ish-banorëve të BBV3? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Mos u mërzisni, vitin tjetër…”- Çfarë u tha Luizi ish-banorëve të BBV3?

    Insajderi
    28 May 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është zhvilluar “After Party” i “Big Brother VIP3 Albania”, i cili bëri bashkë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni dhe jo vetëm.

    Për kënaqësinë e të pranishmëve në festë, kanë kënduar Bardhi, Fifi dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit para se të niste të perfomonte në skenë, u shpreh se partnerja e tij, Kiara Tito, nuk mund të ishte e pranishme në festë pasi ishte në shtëpi me vajzën e tyre të vogël.

    Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun pati edhe një mesazh me shaka për ish-banorët e këtij edicioni të tretë të reality show-t.

    “Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion,, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur. Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark