Mosha dhe komunat nga janë 19 të vdekurit nga koronavirusi në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosha dhe komunat nga janë 19 të vdekurit nga koronavirusi në Kosovë

    Insajderi
    09 September 2021 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 19 viktima si pasojë e COVID-19.

    4 nga viktimat e sotme janë të moshës 50-59 vjeçare. 1 nga viktimat është nga komuna e Gjakovës, 1 nga Mamusha, 1 nga Kaçaniku dhe 1 nga Prishtina.

    8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 3 nga viktimat janë nga Prizreni, 2 nga Podujeva, 1 nga Vitia, 1 nga Suhareka dhe 1 nga Prishtina.

    5 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Prishtina, 1 nga Kaçaniku, 1 nga Vushtrria dhe 1 nga Gllogoci.

    2 viktima janë mbi moshën 80 vjeçare.

    1 nga viktimat është nga Malisheva ndërsa 1 nga Gjilani.

    Numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 709.

    Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 703 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 255 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark