Moska e dëshpëruar me komentet e nënpresidentit amerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Moska e dëshpëruar me komentet e nënpresidentit amerikan

    Insajderi
    18 February 2017 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë rus ka thënë Moska është e dëshpëruar nga deklarimet e nënpresidentit amerikan, Mike Pence dhe se Uashingtoni duhet të sqarojë se si dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

    Konstantin Kosachyov, udhëheqësi i Këshillit Federativ për Marrëdhënie me Jashtë gjatë konferencës së sigurisë në Mynih ka thënë se është “zhgënjyese” që Pence thotë se Rusia është e vetmja që “mban përgjegjësi për implementimin e marrëveshjes së Minskut”, rreth konfliktit në Ukrainë.

    Kosachyov ka thënë se komentet e Pence lejojnë që Ukraina të pengoj marrëveshjen e Minskut duke thënë se dëshira për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore është vetëm një përpjekje për hakmarrje ndaj Rusisë dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj saj.

    Pence ka thënë se Rusia duhet t’i përmbahet armëpushimit të arritur në vitin 2015 në kryeqytetin bellorus.

    Kosachyov ka thënë se Moska pret që administrata e presidentit Donald Trump të bëhet më konkrete rreth mënyrës së si dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

    Ai ka thënë se Moska “do të dëshironte të dëgjoj nga partnerët tanë potencial amerikanë se si i shohin mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve”. Ai ka shtuar se Rusia është “padyshim e gatshme për këtë normalizim marrëdhëniesh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark