Mbrëmë është raportuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.
Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.
Gazeta Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.
Gazeta Insajderi që nga publikimi i lajmit ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.
Përgjigje në pyetjet e Gazetës Insajderi ende nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, dhe Policia.
Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar./Gazeta Insajderi/