×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Xhemile Dehari akuzon prokurorin Afrim Shefkiu se ai i mori dhe i ktheu mostrat në IML

    Insajderi
    10 March 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në medie është raportuar se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

    Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja për Gazetën Insajderi tha se mostrat i kishte pasur prokurori Afrim Shefkiu.

    “Jo, s’na kanë lajmëru neve, prokurori i ka marrë, prokurori i ka kthy”, thotë Xhemile Dehari për Gazetën Insajderi e cila është e bindur se prokurori i rastit, Afrim Shefkiu i ka marrë dhe i ka kthyer sërish mostrat në IML.

    Ajo tutje ka thënë se ende për rastin nuk janë njoftuar as nga Ministria e Drejtësisë, as nga Prokuroria e as nga Policia.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë disa herë prokurorin e rastit, Afrim Shefkiun, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    Përgjigje nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë dhe Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark