×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan

    Insajderi
    11 June 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijëve, në veriperëndim të Pakistanit, raporton agjencia “AFP”.

    “Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

    Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhwa të shtunën.

    Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.

    Më shumë se 140 persona u plagosën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark