Gjatë dy ditëve të fundjavës, sipas IHMK-së, vendi ynë do jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë normale duke i ruajtur këto vlera edhe për një periudhë kohore. Indeksi UV do të jetë mbi vlerat e normales, kështu që preferohet nga ora 10-16 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.