Insajderi
Lajme

Moti në Kosovë: Prej kësaj dite do të kemi temperatura tepër të larta

Insajderi
14 April 2025 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti në Kosovë: Prej kësaj dite do të kemi temperatura tepër të larta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme kemi intervale me diell, mirëpo pritet të ketë edhe riga lokale shiu”.

Ai tha në #Gjesi se nga e mërkura priten temperatura “tepër të larta” për këtë periudhë, transmeton Insajderi.

“Prej ditës së mërkurë e kemi një mot pak më të mirë, temperatura tepër të larta. Madje ka gjasa – këtu në grafikë e kemi deri në 22-22 gradë celsius, por ka gjasa deri në 25 me mbërri vende-vende, sidomos ndoshta pjesët e Dukagjinit”, tha Mendim Rugova.

“Orëve të mbrëmjes pritet ndoshta ndonjë rigë lokale shiu. Ditën e enjte dhe të premte kemi mandej pak më shumë mundësi që të kemi të reshura”, tha ai.

Të shtunën, ai tha se pritet një rënie e temperaturave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark