Insajderi
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Insajderi
18 June 2025 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Priten diell dhe vranësira lokale, ndërsa orëve të pasdites priten disa zhvillime konvektive kryesisht viseve kodrinore-malore me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat maksimale nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Orëve të pasdites priten zhvillime të izoluara kryesisht në viset kodrinore-malore me ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të Premtën pasdite prapë destabilizim i atmosferës me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rebeshe të fuqishme priten në lindje të Shqipërisë. perëndim e veriperëndim të Maqedonisë Veriut dhe veri të Malit të Zi. Në Kosovë më pak por kjo mund të ndryshojë me ardhjen e një fronti të ftohtë ajror.

Fundjava vjen me stabilizim pothuajse të plotë të motit, por me temperatura jo të larta./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark