Insajderi
Lajme

Moti për nesër dhe ditët në vazhdim

Insajderi
25 December 2024 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti për nesër dhe ditët në vazhdim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja.

Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore. Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesdites në shumë ultësira. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell. Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.

E Premtja pritet të jetë mjaft e ftohtë, me vranësira e disa intervale kohore me diell. Në Shqipëri do të shpeshtohen intervalet kohore me diell. Reshje të pakta bore priten nganjëherë në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Nga fundjava më shumë kthjellime dhe acar sidomos orëve të natës dhe mëngjesit. Ka mundësi që mëngjeseve të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark