×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për sot

    Insajderi
    06 September 2024 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë vransira paraqiten ditën e premtë në vend. Ditën nuk do të mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që lokalisht nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me breshër.

    Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, derisa maksimalet pësojnë një rënie të lehtë në 29C e 31C. Do të fryjë erë perëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
    Përgjatë fundjave në vend do të ketë më shumë intervale me diell. Të shtunën mbeten ende mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 28C e 30C. Nga dita e hënë pritet shtim i vransirave, e vonë gjatë ditës priten rrebeshe shiu, që vazhdojnë përgjatë ditës së martë.

    Temperaturat maksimale zbresin në 25C e 27C. Minimalet luhatene ndërmjet 13C e 16C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, e nga dita e hënë, jugore-jugperëndimore 4-11m/s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark