Insajderi
Lajme

Kështu pritet të jetë sot moti në Kosovë

Insajderi
08 March 2026 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kështu pritet të jetë sot moti në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të izoluara shiu, kurse në malet e larta të vendit do të ketë reshje afatshkurtra bore.

Temperaturat pritet të luhaten  nga 1 ato minimale deri në 17 ato maksimale.

Në Shqipëri priten më shumë vranësira e në jug të vendit priten më shumë reshje shiu. Në viset tjera reshjet do të ketë më të pakta dhe më të izoluara. Reshje të pakta lokale nesër priten edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, por shumica e territorit do të mbetet pa reshje.

Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me kushte jo aq stabile atmosferike. Përpos intervaleve kohore me diell nganjëherë vende-vende priten rrebeshe apo riga të izoluara shiu më të theksuara në pjesët jugore dhe qendrore të Shqipërisë, por lokalisht edhe në disa vise tjera të territoreve tona. Në përgjithësi priten reshje të pakta.

Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark