Insajderi
Lajme

Motoçiklisti godet një polic në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Insajderi
03 February 2026 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Motoçiklisti godet një polic në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person me motoçikletë ka goditur një zyrtar policor në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, sipas zëdhënësit të Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përpjekjeve për ta ndaluar.

“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi.

Sipas Pllanës, zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark