Insajderi
Lajme

Motra e Ganimete Musliut njofton për gjendjen shëndetësore të deputetes

Insajderi
03 March 2024 - 15:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Motra e Ganimete Musliut njofton për gjendjen shëndetësore të deputetes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK’së Ganimete Musliu, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e kësaj të fundit është e mirë.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, ajo ka thënë se “po bëhet çdo ditë pak më mirë”, shkruan Gazeta Insajderi.

Tutje, ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe kujgesin.

“Pershendetje nga Gjermania. Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mirë. Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve”, ka shkruar ajo.

“Deri atëherë, në emër të saj dhe timin, ju dërgoj shumë përqafime. Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë juve dhe të dashurit tuaj.  Paçit një të diel fantastike”, përfundon postimi i saj.

Deputetja Musliu para dy jave iu është nënshtruar një operimi në zemër, të cilin e ka kaluar me sukses. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark