Insajderi
Showbiz

Motra sot do të festonte, Elijona i uron ditëlindjen

Insajderi
24 June 2026 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Motra sot do të festonte, Elijona i uron ditëlindjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një dedikim prekës dhe plot dhimbje ka ardhur sot nga Elijona, e cila ka kujtuar motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në ditën e saj të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka ndarë një imazh bardhezi ku shihet krah së motrës, duke zgjedhur fjalët prekëse për ta kujtuar atë në këtë përvjetor.

Në mesazhin e saj të shkruar në anglisht mbi foto, Elijona shprehet se do ta mbajë gjithmonë në zemër deri në takimin e tyre të radhës:

“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe”.

Kujtojmë se nëna dhe motra e Elijonës u ndanë nga jeta në korrik të vitit 2021, si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në Kroaci, ku bashkë me to ishte edhe vetë Elijona.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark