Portugezi Jose Mourinho është në prag të zyrtarizimit si trajner i ri i Manchester United, sipas raportimeve të fundit në Angli.
Ai tashmë po planifikon lojtarët që do ti ketë në drejtim tek United, dhe njëri prej tyre është mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, njofton e përditshmja angleze ‘The Sun’, raporton Insajderi.
Tekniku portugez u shkarkua nga Chelsea në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rezultateve të dobëta ne muajt e fundit tek ‘blutë’.
Mourinho e kishte transferuar Varanen në Madrid gjatë kohës së tij atje, dhe portugezi është i vetëdijshëm për cilësitë që zotëron mbrojtësi francez.