Reperi Mozzik ka njoftuar se është gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro, edhe pse thotë se kishte drejtë.
Mozzik ka treguar se kur ai u dënua ishte rrugës për në aeroport gjatë orës policore.
Postimi i tij:
Ora Policore nga ora 22:00 deri ne 05:00 të mëngjesit!
E udhëtimin me airoplan e kisha në ora 05:00(nisjën) të mëngjesit para 4 ditëve nga Prishtina për Berlin , gjatë rrugës me veturë për airoport dikun ora 2:30
Ose 3:00 në mëngjes , ngaqë janë procedura qe duhet më herët me shku hasa në një kontrollë në Lipjan .
Unë : Mirmrama i nderun
Polici : Mirmrama
Unë : e di që osht orë policore e di qe nuk lejohet levizja per gjithqka jam i informun mire , por qe m’duhet me udhtu se jam me pune e besa e kam edhe urgjente udhëtimin.
Bisedum pak sa që nuk është interesant shumë biseda por ja që u dënova 200 €uro dënim pas një bisede shumë njerëzore e të kuptushme.
I thash shkruaje e të vazhdoj për airoport t’lutna.
Vazhdova me një denim 200€ , arsyeja e daljës ishte plot me kuptim , por ja që të nderuarit nuk e morën parasysh !
Ky status nuk ka të bëj me ndonjë lloj nënqmimi , thjeshtë pakënaqësi e imja !