Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu apo siç njihet për publikun Mozzik, gjatë ditës së sotme (e diel) ka vizituar Prekazin.
Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet e tij sociale, derisa shfaqet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Në postimet që ka shpërndarë me 1.5 milion ndjekësit, artisti shtoi se duhet të ruajmë e kujtojmë historinë deri në fund të jetës.
“Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, ka thënë ai.