Insajderi
Botë

MPB e Serbisë: Kërcënimi me bombë në Kuvend ishte i rremë

Insajderi
05 March 2025 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MPB e Serbisë: Kërcënimi me bombë në Kuvend ishte i rremë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi mëngjesin e sotëm se raporti i mbrëmshëm për kërcënimin me bombë në Kuvendin e Serbisë ishte i rremë.

Sipas deklaratës, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme përfunduan një inspektim në Asamblenë Kombëtare pasi u raportua se një bombë ishte vendosur në ndërtesë.

“Ekipet e kundërvënieve, të cilat janë dërguar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se kallëzimi është i rremë dhe gjatë kontrollit të Kuvendit nuk janë gjetur objekte të dyshimta”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark