Insajderi
Lajme

Mustafa: Kosova nuk po rrezikohet nga sulmet terroriste

Insajderi
03 July 2016 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se Kosova nuk mund të jetë bazë e sulmeve terroriste siç kanë ndodhur në Stamboll, Bangladesh e Paris.

Këtë komente Mustafa i ka bërë pas deklaratës së Kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se shumë shpejt Prishtina, Tirana e Shkupi mund të goditen nga sulmet e ngjashme terroristesiç ndodhi ditë më parë në Stamboll.

“Statistikat me të cilat disponon policia e Kosovës, AKI’ja dhe partnerët ndërkombëtarë flasin se Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë një bazë e sulmeve të tilla terroriste”, ka thënë Mustafa, për Express, të dielën.

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka treguar se për tetë muaj s’ka asnjë informacion se ndonjë kosovar ka shkuar në luftërat e Sirisë e Irakut.

“Për arsye se falë punës së madhe të institucioneve qytetarët kanë arritur ta kuptojnë rrezikun që sjell terrorizmi dhe se Republika e Kosovës me kohë të caktuar që të jetë aleate e kampit ndërkombëtar kundër terrorizimit.  Por, fakti që mbi tetë muaj nuk ka informacione për shkuarje të reja të qytetarëve kosovarë në Siri e Irak është dëshmia më e mirë e orientimit properëndimor dhe proamaerikan të qytetrvëe të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark