×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    MPJ reagon për sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi

    Insajderi
    09 January 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi ka reaguar pas sulmit me gurë ndaj një autobusi me mërgimtarë nga Kosova në Serbi që po udhëtonin për në Dortmund të Gjermanisë.

    Ajo ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vucic si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.

    “Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Gashi shton se Kosova është kundër çdo kërcënimi më bazë etnike.

    “Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgatës së saj. Është e qartë se regjimi i [Aleksandar] Vucic dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha”, përfundon ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark