MPJ: S’kemi informata zyrtare për vdekjen e ndonjë kosovari në kufirin Hungari-Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ: S’kemi informata zyrtare për vdekjen e ndonjë kosovari në kufirin Hungari-Serbi

    Insajderi
    25 December 2016 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth informatës se një kosovar ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk e ka konfirmuar.

    Ministri i MPJ-së, Enver Hoxhaj, i ka thënë Gazetës Insajderi se “është duke u marrë me këtë punë tërë ditën”, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

    Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se informata ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

    “Ambasada jonë në Hungari përmes rrugëve zyrtare ka komunikuar me autoritetet kufitare dhe një informacion i tillë është mohuar të paktën sipas tyre nuk ka ndodhur në anën hungareze të kufirit. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke komunikuar edhe me palën serbe për të marrë informacione nëse ngjarja është e vërtetë apo jo”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

    “Derisa MPJ nuk e konfirmon apo mohon zyrtarisht rastin, ngjarja mbetet ende në nivelin e një lajmi të pakonfirmuar të publikuar nga mediat”, thuhet më tej në qëndrimin e MPJ-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark