MPJD kërkon nga autoritet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD kërkon nga autoritet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë

    Insajderi
    19 July 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak orësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.

    Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

    Pas këtij lajmi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka kërkuar nga autoritet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.

    “MPJD, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark