MSH: Në Kosovë nuk ka mushkonja që bartin virusin Zika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH: Në Kosovë nuk ka mushkonja që bartin virusin Zika

    Insajderi
    07 February 2016 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmet ndërkombëtare janë pushtuar nga të dhënat për përhapjen e shpejtë dhe të rrezikshme të virusit Zika nëpër botë, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e përhapjes edhe në Evropë, por Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thotë se Kosova është e sigurtë.

    “Kosova është e renditur në listën e vendeve me rrezik të ulët duke qenë se bartës i këtij virusi janë mushkonjat të cilat nuk gjenden në vendin tonë”, ka thënë Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për Tribuna Channel.

    zika

    Por përpos mungesës së mushkonjave që bartin virusin Zika në Kosovë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka as vaksina që do ta  parandalonin këtë sëmundje dhe , po ashtu, testet e shpejta për verifikimin e saj nuk janë në dispozicion në  mënyrë të mjaftueshme, raporton Insajderi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark