M&Sillosi në shërbim të avancimit profesional të studentëve dhe stafit akademik të UMIB-it - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    M&Sillosi në shërbim të avancimit profesional të studentëve dhe stafit akademik të UMIB-it

    Insajderi
    06 November 2020 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabrika e prodhimit të miellit “M&Sillosi” në Xërxë do të ofroj në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të gjitha kapacitetet që ka në shërbim të avancimit të tyre profesional. Me qëllim të konkretizimit të fushave me interes dy palësh, të enjten u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet rektorit të UMIB-it, prof.dr. Alush Musaj dhe drejtorit ekzekutiv të M&Sillosi, Naser Pavata.

    Rektori Musaj, i cili gjatë vizitës në këtë fabrikë shoqërohej edhe nga zyrtari i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, falënderoi drejtorin Pavata për mundësitë që ka ofruar për studentët dhe stafin akademik të FTU-së. “Suksesi i M@Sillosit në tregun kosovar patjetër që do të përkthehet në sukses edhe për studentët tanë, të cilët do të zhvillojnë hulumtimet e tyre shkencore në këtë fabrikë”, tha rektori.

    Ndërsa, drejtori Pavata, vlerësoi gatishmërinë e drejtuesve të UMIB-it për të krijuar raporte bashkëpunimi me kompani të ndryshme në të mirë të studentëve. “Në jemi në dispozicion të studentëve dhe stafit tuaj akademik, për të gjitha projektet e tyre hulumtuese, duke ofruar përvojën dhe teknologjinë tonë”, tha  ai.

    U potencua se qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të të dy palëve, duke promovuar përpjekjet e përbashkëta në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok. Në këtë kontekst, do bashkërendohen aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.

    Ndër pikat kyçe që parashihen në kuadër të marrëveshjes janë bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, bashkëpunimi dhe ndihma teknike që iu jepet studentëve në realizimin e punimeve të seminarit dhe në punimin e diplomave në të gjitha nivelet e studimit e të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike të M&Sillosi ose zgjedhjen e problemeve të caktuara praktike etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark