Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam, kush ofendon tregon kulturën e tij familjare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam, kush ofendon tregon kulturën e tij familjare

    Insajderi
    02 September 2021 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, ka folur në emisionin Natë Vere në T7 për një foto të tij që qarkullon nëpër rrjete sociale ku ai është i veshur me uniformë të UÇK-së.

    Ai ka thënë se kushdo që i duket për të ofenduar në këtë foto, tregon kulturën e tij familjare dhe se ai mburret që ka foto me këtë uniformë. Ai ka shtuar se kjo foto ishte bërë në një përvjetor të çlirimit të Kosovës.  

    “Është një foto ku mburrem që e kam këtë uniformë në shtëpinë time. Këtë foto e kam bërë për një përvjetor të çlirimit të Kosovës. Mburrem që e kam pasur veshur live. Pastaj i kam parë duke thënë se Afrim Muciqi lëshon Kosovën pasi nuk lejohen dasmat. Unë nuk e kam lëshuar Kosovën në kohë të okupatorit e jo më tani. Këtu e shoh kulturën personale dhe familjare të disa njerëzve që u ka ra në dorë ky Facebook e Instagram. Nuk dua të më duan të gjithë. Por së paku të kemi pak kulturë”, ka thënë ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark