Muhammad Ali ishte një “kampion i Islamit”, i cili dëshironte të dallohej feja islame nga grupi ekstremist ISIS. Kështu ka thënë sot Usama Shami, president i Qendrës së Komunitetit Islamik të Phoenix-it në SHBA.
Shami thotë se boksieri i madh amerikan ia dedikoi vitet e fundit të jetës së tij promovimit të Islamit dhe u bë “zëri i mylimanëve”.
“Lutjet tona janë dedikuar për tre herë kampionin e botës, pasi komuniteti i ynë këtu në Phoenix mbeti i tronditur nga vdekja e Aliut”, tha lideri i Komunitetit të Myslimanëve në Phoenix.
Ai e çmoi kontributin që Muhammed Ali ka dhënë ndër vite për Islamin,duke thënë se kjo është një humbje e një njeriu “që fliste kundër dhunës”.
“Ai ishte një zë për muslimanët që është më i pranuar nga myslimanët se zërat e myslimanëve të tjerë në botë”, tha Shami, njofton Independent. “Për vitet e fundit të jetës së tij, ai e kishte ndihmuar promovimin e idesë së Islamit”.
Madje, Shami i cili ishte takuar disa herë me Alinë në këtë komunitet islamik, tregon se Ali ishte kundër dhunës dhe Shtetit Islamik.
“Ai foli mbi cështjen e dallimit në mes të Islamit dhe ISIS-it, duke thënë se ata njerëz nuk përfaqësojnë Islamin”, tregon Shami.
Boksieri i famshëm botëror Muhammed Ali vdiq në moshën 72-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. /Insajderi.com