"Muhammed dhe ...", emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Muhammed dhe …”, emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin

    Insajderi
    08 May 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emrat më të zakonshëm që u janë vendosur foshnjave në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në vitin 2024 kanë qenë Sophia dhe Muhammed

    Shoqata e Gjuhës Gjermane (GfdS) në Wiesbaden njoftoi se Muhammed ka qenë emri më i shpeshtë që u është vendosur djemve në Berlin në 6 vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sophia dhe Muhammed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave.

    Ndërkaq, emrat Sophia dhe Noah vazhdojnë të kryesojnë renditjen në të gjithë Gjermaninë në vitin 2024.

    Shoqata e cila ka zhvilluar kërkime në këtë fushë që nga viti 1977, i zbuloi këto rezultate duke analizuar 900 mijë të dhëna të marra nga 750 zyra regjistrimi.

    Gjithashtu shoqata, e cila regjistron afërsisht 92 për qind të të gjithë emrave në Gjermani, merr parasysh edhe drejtshkrimet alternative të emrave kur bën renditjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark