Muharremi, Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi, Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?

    Insajderi
    31 March 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje ende elektorale – ku më së fundi u mor sërish me zgjedhjet lokale që kanë kohë të vinë në tetor.

    Kërkoi “falje” që tha se Vetëvendosja ishte e para në 21 në komuna, ndërsa tha se me Klinën janë gjtihsejt 22 komuna.

    Muharremi e ktheu te problemet e përditshme: shtrenjtimi i tretë me radhë i energjisë elektrike.

    “Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj”, shkroi Muharremi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark