×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri akuzon Kurtin për mashtrim ndaj qytetarëve lidhur me ndërtimin e autostradave

    Insajderi
    04 March 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit “po i gënjen qyetarët që po punojnë më lirë”.

    Ai përmendi rastin e autostradës së Dukagjinit, që Qeveria preferon zgjerimin e rrugës ekzistuese.

    Sipas Muhaxherit, kjo nuk kushton më lirë, sepse vetëm një segment kushton 40 milionë euro.

    “Rrugën e vjetër duhet me hy me shpronësu prapë, me zgjeru prapë dhe ka thënë se ka me na kushtu më lirë. Pse ka me na kushtu më lirë se ajo ka qenë e projektune më shtrenjtë dhe tash kanë thënë hajde ta bëjmë një segment, dhe po jau shesin qytetarëve si ne kemi me punu më lirë. Çka ke me punu më lirë, e ke vendosur vetëm një segment 40 milionë euro dhe ende nuk e ke nis”, ka thënë ai në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark