Muja e kopjon pak Abelard Tahirin çohet këmbë - flet për ZRrE e Trustin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Muja e kopjon pak Abelard Tahirin çohet këmbë – flet për ZRrE e Trustin

    Insajderi
    26 May 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e një kohë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri çohet në këmbë kur diskuton në Kuvend të Kosovës, njësoj veproi sot deputeti i VV-së, Armend Muja.

    Muja mori fjalën dhe u ngritë në këmbë duke thënë se nga shtrenjtimi i rrymës janë prekur veç ata që shpenzojnë shumë, e që sipas tij janë shtresat e pasura të shoqërisë.

    “Kur na ka zënë kriza, i kemi pasë dy opsione, me ua shtrenjtu të gjithëve ngapak, ose me ua shtrenjtu atyre që shpenzojnë më së shumti. Dhe Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu atyre që e shpenzojnë… Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura?”, tha ai.

    Muja tha se kërkesa për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka për qëllim që të përfitojnë të pasurit.

    “E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark