Insajderi
Lajme

Tahiri, Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, kjo çështje ka marrë fund

Insajderi
26 May 2022 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri, Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, kjo çështje ka marrë fund
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me deklarimin e tij se Qeveria po tenton t’i ndihmojë qytetarët, por një gjë e tillë po refuzohet nga opozita.

Tahiri specifikoi disa pika për të cilat foli Murati, teksa ndaloi në pikën ku flitej për tarifat e energjisë elektrike, ku tha se kjo është çështje që ka marrë fund.

”Nuk mundesh me u thirr në atë që është një kriter që familjet që s’kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare s’mund të përfshihen në këtë kategori. Sa i përket energjisë elektrike s’është e vërtetë që kemi kërkuar rritje të energjisë elektrike për të gjithë”, tha Tahiri.

Ai tutje tha se qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra dhe se kjo çështje ka marrë fund.

”Qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra, dhe kjo është çështje që ka marrë fund. Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark