Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, ka ftuar në takim fermerët e revoltuar të qumështit, të cilët protestuan sot pranë objektit të ministrisë.
Muja ka ftuar në takim tre përfaqësues të fermerëve të qumështit, ku takimi po ndodh tani mes dy palëve, shkruan Insajderi.
Kërkesat e fermerëve në këtë protestë ishin: të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi i rezultateve në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore, dhe të kthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave.
Fermerët kanë paralajmëruar se do të dalin, siç u shprehen ata, çdo ditë në protestë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /Insajderi.org/