Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka shkruar lidhur me prezantimin e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Mulaj tha se prezantimi i kandidatëve u mbajt në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe plot energji, duke reflektuar, sipas tij, unitet, vizion dhe besim në të ardhmen.
“Dr. Lumir Abdixhiku prezantoi secilin kandidat me përkushtim, duke vënë në pah vlerat, profesionalizmin dhe përgjegjësinë që LDK sjell para qytetarëve në këto zgjedhje. U dëshmua qartë se LDK hyn në këtë garë me njerëz të dëshmuar, me ide të qarta dhe me një program që synon zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë”, deklaroi Mulaj.
“Ky prezantim nuk ishte vetëm formalitet, por një mesazh i fuqishëm se LDK është e gatshme të udhëheqë me dinjitet dhe vizion. 28 dhjetori po vjen, e bashkë me të edhe mundësia për ndryshim të vërtetë”, përfundon deklarimi i tij.