Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka thënë se partia e tij me vizionin që ka do ta udhëheqë Kosovën.
“Nga Istogu në Prishtinë, nga nderimi për historinë tek angazhimi për të ardhmen”, ka thënë Mulaj.
“Pas Akademisë Përkujtimore për kryetarin legjendar të Istogut, Fadil Ferati, rrugëtimin tonë e vazhduam në Degën 4 të LDK-së në Prishtinë, në shkollën “Xhemajl Mustafa” – një emër që mishëron sakrificën për Kosovën. Aty ku kryetar është Besian Mustafa, djali i një ideali që vazhdon të jetojë”, ka shtuar ai.
“Prishtina tashmë qeveriset nga LDK, por sonte u betuam: Më 9 shkurt, vizioni ynë do ta udhëheqë të gjithë Kosovën! Me besim, me vendosmëri dhe me zemër për këtë vend”.