×
  • Lajme
  • Insajderi

    Multimilioneri italian tregon pse vendosi të investojë në Kosovë e si u mashtrua nga biznesmeni kosovar, Haziz Tafaj

    Insajderi
    05 December 2021 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    GjanFranko Fantinel është një multimilioner në industrinë e verërave dhe produkteve të tjera, kishte vendosur që të investonte në Kosovë. Por që thotë se u mashtrua. Thotë se iu vodhën edhe aksionet e kompanisë për të cilën në proces privatizimi pagoi miliona euro.

    Personi i cili e mashtroi thotë se është Haziz Tafaj, për të cilin GjanFranko Fantinel nga Italia ngre akuza të rënda. Që ka ushtruar madje edhe kallëzime penale e denoncime, por që në fund përfunduan duke pushuar hetimet.

    Biznesmenin Tafaj, Fantineli e quan edhe pjesë e një grupi kriminal, mafioz, që është i lidhur me sistemin e drejtësisë dhe politikën.

    GjanFranko Fantinel ka rrëfyer për InDoks në detaje se si vendosi të vinte për të investuar në Kosovë shumë vite para se vendi të shpallte pavarësinë. Në zyrën e tij, në një qytetëz afër Venecias në Itali, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe një nip që beson se do ta trashëgoi me familjarë të tij, holldingun prej dhjetar biznesesh të familjes Fantinell, ai rrëfen vështirësitë që i hasi në Kosovën e pas pavarësisë, prej ndalimit për të hyrë në vend e deri të, siç thotë ai, marrja e jashtëligjshme e aksioneve të kompanisë për të cilën investoi ndër vite mbi 8 milionë euro.

    “Në Kosovë arrita përmes të njohurit të Giuseppe Doimo, president i Doimo Group (industritë e mobiljeve). Ai na informoi për mundësinë për të marrë pjesë në Kosovë në një tender për caktimin e një kantine me bodrum përkatës (NBI Suharekë)”, u shpreh ai.

    Fantineli tregoi se cili ishte qëllimi i investimit. Teksa sqaroi fillimisht se si i kishin të ndara aksionet me kompaninë e Tafajt (QMI).

    “Duke pasur atëherë tridhjetë vjet përvojë (sot pesëdhjetë vjet) në sektorin e verërave, u interesuam për këtë propozim dhe pasi shqyrtuam gjithçka vendosëm të merrnim pjesë në këtë tender. Grupi pjesëmarrës përbëhej nga: Fantinel për 55%, QMI (një kompani kosovare, që i përket grupit Doimo) për 15%, Sartorello Renato për 15% dhe LDR për 15%. Ndër kërkesat për të marrë pjesë në këtë tender ishte edhe fakti i posedimit të eksperiencave ndërkombëtare në prodhimin e verërave. Në dhjetor 2006 kompania na është caktuar për një shumë prej 4.200.000 € dhe meqë ishte spin-off fillestar, ne duhej të investonim edhe 8.600.000 €. Qëllimi ishte realizimi i një projekti të madh, me një kantinë të madhe, që do të ishte referencë për mbarë Kosovën”, potencoi ai.

    Multimilioneri tregon se sa miliona ka investuar në Kosovë teksa hedh akuza të rënda ndaj Tafajt, për të cilin thotë se kishte mbështetjen e politikanëve.

    “Deri më sot, investimi i bërë nga Fantinel është afërsisht 8.119.000 €, siç parashikohet nga spin-off. Problemi i madh që u ngrit menjëherë ishte Tafaj Aziz (përfaqësues i QMI), i cili me mbështetjen e politikanëve, njerëzve në sistemin e drejtësisë dhe njerëzve të “biznesit të keq” bëri gjithçka që Fantinel të mos mund ta realizonte këtë projekt pasi kishte investuar dhe arritur. 70% e kompanisë Agrokosova”, tha ai në intervistë për InDoks.

    “Agjencia e privatizimit (AKP) dështoi, pas përpjekjeve të shumta të auditimit, me tre kompani ndërkombëtare, për të përfunduar privatizimin pasi dokumentacioni i investimeve të QMI-së ishte i rremë dhe i pa-gjurmueshëm”, ka deklaruar Fantineli.

    InDoks Promo | Mashtrimi i madh – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark