Kombëtarja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.
“Dardanët” humbën me rezultat 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas humbjes në shtëpi dhe përshëndetjes së ëndrrave për kualifikime me “Euro 2024”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova mundet më shumë, duke thënë se ka shpresë për të ardhmen.
“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /Insajderi.org/