×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy pacientë me Covid-19 nga Gjilani transferohen në Prishtinë, shkak mungesa e oksigjenit

    Insajderi
    07 December 2020 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy pacientë të prekur nga Covid-19 nga Komuna e Gjilanit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Kjo për shkak se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar dhe komuna e Gjilanit po përballohet edhe me mungesë të oksigjenit.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri i cili bëri të ditur se ky ka qenë rekomandimi i menaxhmetit të Spitalit të Gjilanit.

    “Po, kemi transferuar dy pacientë në SPAP kujdes për ShSKUK. Ka qenë rekomandim i mjekëve dhe menagjmentit. Gjendja shëndetësore e pacientëve determinon përkujdesje në ShSKUK”, ka thënë Haziri.

    Në adresën e redaksisë së Insajderit, disa qytetarë nga Gjilani të cilët kanë familjarë të prekur nga ky virus janë ankuar për mungesë të oksigjenit.

    Të njëjtit kanë dashur të mbesin anonim teksa janë shprehur të shqetësuar se familjarët tyre po duhet të transferohen për në Prishtinë.

    Ditë më parë edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

    “Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim e komunës.

    Vetëm në muajin nëntor në Komunën e Gjilanit janë regjistruar gjithsej 1180 raste me COVID-19./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark