Mungesa e vitaminës B12, pasojat dhe çfarë të konsumoni - Insajderi
×
LifeStyle

Mungesa e vitaminës B12, pasojat dhe çfarë të konsumoni

Insajderi
19 August 2020 - 10:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga problemet më të mëdha që ajo shfaq është gjendja e ankthit dhe mungesë e theksuar e energjisë.

. Nëse ndjeheni të irrituar më shumë sesa zakonisht dhe nuk arrini dot të përqendroheni, por nuk keni ndonjë shqetësim madhor ose ndonjë arsye shëndetësore për të pasur të tilla probleme, mirë është të bëni një kontroll për të parë nivelin e vitaminës B12 në gjak.

Më poshtë po ju sjellim një listë të disa problemeve që shkakton defiçenca e kësaj vitamine:

Funksionet e Trurit
Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Depresion
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth.

Ishemia dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me isheminë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta. Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Anemia
Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe. Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia, transmeton living.al.

Si ta merrni vitaminën B12 përmes ushqimeve

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 . 150 gr. sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark