×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon një ilaç i rëndësishëm në Onkologji, pacientët detyrohen ta blejnë për 150 euro vet terapinë

    Insajderi
    27 May 2024 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh që në Repartin e Onkologjisë, ku trajtohen të prekurit nga sëmundja e rëndë e kancerit, sot mungon një bari fortë i shtrenjtë.

    Tek sot jemi njoftuar që mungon bari me emrin “Riboposid”. Sot e kemi pasur terminin për këtë pjesë të kimioterapisë”, i ka thënë Insajderi një familjar i një pacienti që po merr tretman në Onkologji.

    Ky familjar ka dërguar edhe faturën e të njëjtit bar, që mungon në QKUK, e kanë blerë në barnatore private.

    Në barnatore private ilaçi “Riboposid”, sipas faturës që e posedon Gazeta Insajderi, kushton 150 euro.

    Gazeta që nga fillimi i kësaj dite ka tentuar që të marr një prononcim nga Onkologjia, QKUK-ja, dhe kontakte tjera që i ka pasur në dispozicion, por askush deri tash nuk është përgjigjur.

    Të njëjtit janë kontaktuar edhe përmes e-mailit, por deri tash nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim as pse mungon ky ilaç, e as nëse pacientët janë njoftuar më herët.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark