Insajderi
Lajme

Mungon urimi për Çekun, s’ka as postime qe katër ditë – A është hidhëruar Mef Bajqinovci?

Insajderi
18 June 2025 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mungon urimi për Çekun, s’ka as postime qe katër ditë – A është hidhëruar Mef Bajqinovci?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot u zyrtarizua emri i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku. Lajmi u mirëprit nga figura të njohura të partisë, përfshirë Hekuran Muratin që reagoi menjëherë me postimin “Hajra për Prishtinën”.

Por deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, nuk ka reaguar fare. Ai nuk ka bërë asnjë postim prej katër ditësh, shkruan Insajderi.


Vetëm disa javë më parë, Bajqinovci kishte lënë të hapur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Në një intervistë kishte theksuar se ishte ndër më të votuarit e partisë në kryeqytet, me mbi 10 mijë vota, dhe se kishte shprehur gatishmëri të plotë për të marrë drejtimin e komunës, nëse partia do ta mbështeste.

“Jam i gatshëm dhe kam interes. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj,” kishte deklaruar ai.

Po sot, kur u vendos zyrtarisht kandidatura asnjë reagim nga ai. Heshtja e tij publike bie edhe më shumë në sy për faktin se zakonisht është aktiv në rrjete sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark