Insajderi
Lajme

Munguan në seancën solemne të Republikës, ky është arsyetimi i deputetëve

Insajderi
18 February 2026 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Munguan në seancën solemne të Republikës, ky është arsyetimi i deputetëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën, më 17 shkurt 2026, Kosova shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Axhenda shtetërore nuk mungoi; aktivitetet ishin të shumta, duke nisur nga mbledhja solemne, tek parakalimi i ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.

Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e tre deputetëve të komuniteteve jo shumicë, më saktësisht boshnjak, egjiptian dhe goran. Fridon Lala, Duda Balje dhe Adem Hoxha nuk ishin të pranishëm për të festuar Pavarësinë e Kosovës.

Gazeta Insajderi i ka telefonuar të njëjtit, dhe në përgjigje, Lala dhe Balje kanë deklaruar se arsyeja e mospranishmërisë së tyre dje në seancë dhe aktivitetet e tjera të kremtimit ishte gjendja shëndetësore.

“Unë nuk kam munguar në seancat e kaluara, por dje kam pasur disa probleme shëndetësore dhe më është dashur të intervenoje. Sot vazhdoj të marr pjesë në komisione dhe të gjitha aktivitetet”, tha ai për Insajderin.

Ndërkohë, deputetja Balje ka deklaruar se “Jam me grip shumë të keq, me infuziona”.

Në anën tjetër, deri tani nuk ka kthyer përgjigje deputeti goran, Adem Hoxha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark