×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: E kemi edhe një motiv shtesë me e mposht Rumaninë edhe me ju tregu kush është shtet e kush nuk është

    Insajderi
    11 February 2024 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.

    Munishi tha se Kosova e ka një motiv shtesë për ta mposhtur Rumaninë.

    “I njohim këto ekipe. Është grup i përballueshëm. Nëse krijohet klimë e përshtatshme. Duhet të punojmë që ta mposhtim Rumaninë. Për Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin as që dua ta diskutojë. Ne ende jemi pa selektor. Besoj se do të dalim të parët në grup. Besoj se do të mësojmë prej gabimeve. Besoj se duhet të reflektojnë të gjithë pas një kampanjë të dështuar. Kemi futbollistë fantastikë. E kemi edhe një motiv shtesë me e mposht Rumaninë edhe me ju tregu kush është shtet e kush nuk është shtet”, tha Munishi në Favorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark