Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin

    Insajderi
    29 May 2016 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Komisionin për Integrime Evropiane, të martën do të flasë Murat Meha – kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

    Kjo u bë e ditur nga agjenda e Kuvendit të Kosovës ku shihet se Murat Meha do të jetë pjesë e mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane të datës 31 maj 2016.

    mur

    Meha është kritikuar shumë nga opozita kosovare, e në veçanti nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark